Buzhala vijon polemikën me “liderin e dashur Kim”; ndërsa Mehmeti flet për “buzhalla e budalla’

Kim Mehmeti, autori i librit me titull Shkupi, që sapo është promovuar në Prishtinë duke provokuar një diskutim të madh me ndonjë mesazh të vetë librit dhe me ndonjë mesazh që e përcolli gjatë aktivitetit të promovimit “(Shqiptaria në disa vise të caktuara është mbajtur gjallë nga islamizmi”, tha ai në thelb), i është përgjigjur kritikave të deputetit Berat Buzhala. Por në mënyrën e vet, me fare pak fjalë dhe me tone fyese e shpërfillëse. “Nuk merrem me buzhalla e budalla”, citohet të ketë thënë ai për portalin Telegraf.
Ky reagim e ka bërë Buzhalën që të shkruajë një artikull të dytë polemik, në të cilin fillimisht denoncon “keqshqiptimin qëllimisht të mbiemrit Buzhala”, e më pas i rikthehet thelbit të debatit. Dhe thotë mes të tjerash:
“Të pashë përmes mediave, duke e promovuar librin, i shoqëruar edhe nga Sovjeti i Lëvizjes Vetëvendosje. Diçka tregonit se si shqiptarinë në atë pjesë e ka ruajtur islamizimi i shqiptarëve. Nuk është që nuk të kam konsideruar kohë pas kohe si analist serioz – nuk e di a të bën kjo të ndihesh më mirë – por të them të drejtën vetë ideja e nxjerrjes së një libri të tillë – pra nga një analist serioz! – më bën të t’i heq ca prej gradave që t’i pata vënë, në nxitim e sipër. M’u rrëqeth trupi vetëm kur më shkoi mendja te familja e Nënë Terezës. Shqiptarët dhe bota do të kishin ngelur pa një Nobeliste sikur kombi shqiptar të ishte ‘forcuar’ edhe cazë, me konvertimin e familjes Bojaxhiu në fenë islame. M’u kujtua edhe Kongresi i Manastirit dhe lufta e civilizimeve që kishte ndodhur brenda atij kongresi. Një pyetje Lider i Dashur Kim: A do të ishte forcuar kombi shqiptar edhe më shumë sikur në atë Kongres të kishte fituar ideja që alfabeti aktual të kishte qenë arab, siç ka ekzistuar ideja? Jam i bindur, sipas standardeve tua, që po. Do të ishim të vetmit në këtë pjesë të rajonit që do ta përdornim atë alfabet. Madje, pak me vonë do të na fusnin një thikë pas shpine, duke e përvetësuar alfabetin latin. Kurse, ne, definitivisht do të dalloheshim prej të gjithë fqinjëve.”
Shkrimin e plotë mund ta ndiqni në linkun http://www.mapo.al/2013/03/27/lider-i-dashur-kim/
Re.Pu.
Comments
Sinqerisht nuk e di pse mo

Sinqerisht nuk e di pse mo merreni me kete person ?
Cfar vlere intelektuale pate ne ate shkrim tipik per gazetarine e verdhe e shkruar nga nje militant partiak ?

I ka verbue islami, qe turqit

I ka verbue islami, qe turqit ia kan ngule me dhune e tash s'mund t'rrijne pa tè. Njerz te klonuem ne gen.

O Pavel, qenke nje koqe

O Pavel, qenke nje koqe kandari ti

Zoti Paul është e vërtetë

Zoti Paul është e vërtetë

Add new comment