Orët e fundit të negociatave për 3 faktorët e mbetur, FRD, AK, PBDNj..

Gazeta MAPO analizon sot mundësitë e zhvillimit të koaliconeve me 3 faktorët e tjerë të mbetur, tani që LSI u fut në koalicionin e PS.
Faktori i parë: AK, Kreshnik Spahiu
Burime nga PS-ja thanë mbrëmë për gazetën “Mapo” se afrimi i AK-së drejt PS-së pritet të jetë konkret, edhe pse parimisht gjithçka mbetet e hapur. Paralelisht, Kreshnik Spahiu i AK-së po negocion edhe me kryetarin e FRD-së, Bamir Topi, për një aleancë të tretë në zgjedhje. Burimet e deritashme flasin për një marrëveshje më të mundshme mes Spahiut dhe Ramës, ndërsa nuk dihet se si do të pritet kjo lëvizje nga Meta.
Faktori i dytë: PBDNJ, V. Dule
Nëse AK-ja zyrtarizon koalicionin me PS-në, atëherë ai që mbetet jashtë është kryetari i PBDNJ-së, Vangjel Dule, për shkak të kushtëzimit të vetëm që ai ka bërë: të mos jetë në koalicion me parti, që do të bashkëpunojnë me AK-në apo PDIU-në. Por ndërsa deklaratat publike mbeten, jo zyrtarisht Dule po kërkohet fort nga dy partitë e mëdha PD e PS. Prej dy të mëdhenjve, Dule mësohet të ketë kërkuar mbështetje për të siguruar dy-tre mandate deputetësh në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Faktori i tretë: FRD, Bamir Topi
Ndërsa situata me AK-në dhe PBDNJ-në mbetet ende pezull, ajo që zyrtarë të FRD-së shprehin me siguri është se në politikën shqiptare do të ketë një Pol të Tretë. Në pritje të ngjarjeve që do të ndodhin me dy partitë sa më sipër, Bamir Topi ka nisur negociatat me partitë me profil të djathtë, kryesisht fraksione të dala nga demokristianët, çamët dhe Balli Kombëtar... që nuk kanë asnjë mandat në Kuvend...
k.c.
Comments
Po aleancen AKZ+ Gjnushin,
<p>Po aleancen AKZ+ Gjnushin, Milon dhe Kocin e keni sfumuar si mundesi?</p>
Add new comment