Thaçi, një rol në marrëveshje, apo një “aktor” që e luan mirë rolin që i kanë vënë përpara?

Në një shkrim të botuar te Zëri, Naser Sertolli e quan “aktrim” sjelljen e dy kryeministrave, Daçiç dhe Thaçi, për një plan të servirur atyre nga faktori ndërkombëtar. “Ato “propozimet e pranuara” për të cilat mburren liderët e Beogradit janë veç broçkulla, të cilat zor se do të kapërdihen lehtë nga bota akademike serbe dhe nga serbët e veriut të Kosovës” shkruan Sertolli.
Më tej ai analizon edhe rolin e Thaçit, por si “rol” aktori e jo si rol vendimmarrës. Sipas tij, “roli i kryeministrit kosovar në tërë këtë proces ka qenë ai i një figure të statistit në duart e sponsorëve të projektit të shtetit të Kosovës. Kur i është kërkuar të thotë “po”, Thaçi ka thënë “po”, kur “jo” – “jo”. Kur e ka lypur nevoja të rrijë mazunë, sikur të premten pas “marrëveshjes”, ai ka treguar talent për të cilin shumë aktorë do t’i kishin lakmi…”
k.c.
I plotë:
Comments
Po mire e ka Sterrolli ! Ne
<p>Po mire e ka Sterrolli ! Ne fakt nuk eshte duke thene ndonje gje te re ! Ne politike , as ne perzgjedhjen e personave nuk ka "rastesi" dhe jo me ne marrevesjet gjeopolitike !</p><p>Vetem levizjet masive te popujve percjellin fryme "indipendente" , sjellin udheheqes te pavarur dhe vendimmarres ne qeverisje , dhe per rrjedhim edhe marreveshje reale te pakten per njerin krah ! Keta "kukullat" , jane si ne teatrin e Kukullave Tirane qe shikonim kur ishim te vegjel , qe edhe duart ua levizin me shtiza , se zerin dihet qe nuk e kane te tyrin !</p><p>Cfare te besh ! "Dhimokarci" hesapi ! "Sovranitet" dhe lanet se bashku ! "Te drejta" njeriu dhe individi , "te drejta" kombesh etj etj pallavra , eter dhe propogande !</p><p>Nje plumb vret nje njeri ! Nje predhe vret 50 njerez ! Nje media vret 10.000 njerez ! Lufte e modhe mo !</p>
Add new comment