Napolitano deputetëve: Keni qenë të papërgjegjshëm; Por ata e duartrokisnin sikur ‘plaku i urtë’ ta kish me të tjerët

Në parlamentin italian, gjatë fjalës së Napolitanos, me të cilën ai përuroi fillimin e mandatit të dytë presidencial, ndodhi diçka kureshtare dhe argëtuese. Presidenti u foli ashpër të gjithë deputetëve, të të gjitha partive, dhe në momentet që ai i qortonte, deputetët çoheshin në këmbë e duartrokisnin. Këtë gjendje e ka përmbledhur në krye të shkrimit të vet gazetari i së përditshmes il Corriere della Sera, Gian Antonio Stella. Ja se çfarë thotë ai: “’Keni qenë të shurdhër”, u thotë Presidenti, dhe ata duartroksain. ‘Nuk keni qullosur gjë prej gjëje’. Dhe ata sërish përplasin duart. ‘Keni qenë të papërgjegjshëm’. Dhe ata ngrihen në këmbë e shpërthejnë në ovacione. Dukej si të ishin në një seancë të natyrës psikiatrike. Pikërisht ata që ia kanë ngritur nervat gjyshit të urtë, në vend të dëgjonin me kryet ulur, presin fshikujt që u jepen atyre sikur të ish fjala për fshikuj që u jepeshin të tjerëve”.
Re.Pu.
Comments
Gian Antonio Stella eshte
<p> </p><p> Gian Antonio Stella eshte nje nder te shumtit gazetare apo qytetare te thjeshte te cileve u ka bere pershtypje nje sjellje e tille, shprehje e qarte e mungeses se pergjegjesise nga ana a partive politike. Sa jane gati forcat kryesore PD, PDL dhe M5S per nje <em>mea culpa </em>per situaten e krijuar ne nje moment kur Italia po kalon nje nga momentet me te veshtira ekonomike. Nuk e kuptova kembenguljen e PD-se per te mos votuar kandidatin e M5S Rodotà per postin e presidentit duke nderlikuar gjerat ne kete pike.</p>
Add new comment