KQZ-ja do të mbetet mollë sherri deri në fund?

Postuar në 25 Prill, 2013 02:54

Ka dalë lajmi se kryeministri Berisha ka vetëm një opsion zgjidhjeje për çështjen e KQZ-së: të rikthehen anëtarët e dorëhequr të KQZ-së. Kjo është mënyra, me të cilën ai i është përgjigjur kërkesave që po i vijnë nga shumë anë për të bërë të mundur, tok me partitë e opozitës, një rikompozim të KQZ-së nga e para.

Çfarë ndodh sikur Berisha t’i shkojë deri në fund të vetës, gjë që nuk është çudi, ngaqë ai e bën gjithmonë? Një Zot e di. KQZ-ja mund të funksionojë edhe kështu si është, me katër anëtarë, për një numër vendimesh, por puna është se si do të bëhet kur duhen marrë me pahir vendime me shumicë të cilësuar, dmth me pesë vota. Një nga anëtarët “mendjemprehtë” të KQZ-së është shprehur se “zgjedhjet bëhen edhe pa KQZ”, dhe kjo deklaratë është shenjë tjetër se Berisha ka për ta çuar deri në fund projektin e vet. Sidoqoftë, pyetja është: Si mund të bëhen zgjedhjet pa KQZ? Kush do ta luajë rolin e KQZ-së? Përgjgigen e kanë të gatshme: Kemi Kolegjin Zgjedhor, që mund të marrë vendime në emër të KQZ-së. Është kështu? Nuk duket. Kolegji Zgjehdor, sipas ligjit, nuk mund të kryejë funksione të KQZ-së. Nëse ndodh kështu, atëherë i bie që – kjo është shprehja e Njazi Jahos në një intervistë për shqiptaren.com – që të ngatërrojnë konceptin e ligjshmërisë me konceptin e oportunitetit.

M.N.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.