Gazetari Ernest Bunguri nervozon Doris Pack-un; por i merr përgjigjen e duhur, megjithatë: “Berisha ka gabuar me KQZ-në”

Gazetari Ernest Bunguri ka intervistuar për Top-channel-in europarlamentaren Doris Pack, shumë të njohur në Shqipëri, lidhur me situatën e krijuar pas zëvendësimit të anëtarit të KQZ-së, Muho. Por e ka shkelur në kallo, teksa i ka bërë pyetjen: “Ju keni këshilluar, apo mbrojtur në momente të vështira Kryeministrin Berisha; cila është këshilla juaj për të dhe si mund të ndryshohet kjo situatë”?
Përgjigja e saj është nervoze dhe me tone zemërake: “Unë nuk i jap kurrë këshilla ndonjë Kryeministri… Unë jap përgjigje, nëse pyetem për ndonjë gjë. [Dhe po ta them atë që duhet thënë]. Nëse do të kisha qenë unë në pushtet, nuk do ta kisha bërë [këtë që bëri Berisha], pasi kjo ishte e panevojshme dhe po errëson [veprimtarinë] e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.”
Siç shihet, ndonëse është me nerva prej pyetjes, është shumë e kujdesshme në kualifikimin e gjestit të Berishës. “Të panevojshme” e quan ajo në mënyrë eufemistike këtë rrëmujë anti ligjore që bëri miku i saj në Tiranë.
Por nuk mund të thuhet që ajo nuk është e qartë në atë që ka ndodhur. “Nuk ka rëndësi se si është votuar në të kaluarën dhe me cilën mazhorancë është votuar, pasi anëtarët votohen për disa vite”, thotë ajo.
Re.Pu.
Add new comment