Komunat serbe të Kosovës, analistët flasin për rrezik të një republike tjetër Srpska

Nëntë kryetarët fitues të komunave me shumicë serbe, ose ndryshe kandidatë të “Lista Srpska”, kanë nisur të krijojnë shqetësim në mesin e analistëve. Agim Popoci në numrin e kësaj jave në revistën Klan trajtonte pikërisht vizionin e një entiteti qeverisës serb që nuk “pyet” për Prishtinën zyrtare. Të njëjtën gjë ngre me shqetësim edhe Veton Surroi që ka folur për emisionin Rubikon: kjo “Listë” po krijon entitet, i cili në të ardhmen mund të kërkojë pavarësi nga Kosova. Sipas Surroit, Asociacioni i Komunave serbe do të krijojë entitet më vete dhe do të kërkojë një sistem tjetër të drejtësisë, e jo si atë të shtetit kosovar. Surroi thotë se kjo gjendje e krijuar nuk mund të ndryshohet, pasi njerëz të papërgatitur të cilët kanë hyrë në negociata me Serbinë, na sollën këtu ku jemi. Ish-politikani Surroi ka komentuar edhe për rrymat: "Në Mitrovicë është shënuar rritje e islamit politik. Do të ketë presion gjithnjë e më të madh që format tradicionale të islamit në Kosovës të zëvendësohen me forma të tjera radikale, ose jo tradicionale . Ekziston presion mbi klerikët tradicionalë, madje ka pasur rrahje po e shohim atë evoluim, së fundi kem parë edhe djemtë tanë që çohen në Siri në një luftë, e cila nuk e ka karakterin e çlirimit, por ka marrë një konfrontim brendafetar"
Për më shumë, informohuni në këto linke: http://www.koha.net/?page=1,13,169585
Dhe: http://www.revistaklan.com/index.php?id=4133&mod=2
a.k
Comments
E per kete qeveria e Kosoves
<p>E per kete qeveria e Kosoves te mos fleje gjume</p>
Add new comment