Edhe Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, i dyshuar për krime lufte!

Postuar në 20 Dhjetor, 2013 09:31

Listës së zyrtarëve të lartë të Kosovës të hetuar nga EULEX-i për krime luftë i shtohet edhe Jakup Krasniqi, kryetari i Kuvendit të Kosovës. Krasniqi është paraqitur ditën e premte në zyrat e EULEX për t’u marrë në pyetje mbi procesin që njihet si “Grupi i Drenicës”. Kryetari i Kuvendit gjatë viteve të luftës ka qenë mes anëtarëve të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së. Për momentin nuk ka ende një akuzë zyrtare që të përfshijë edhe emrin e tij në listën e të dyshuarve për krime luftë ndaj civilëve gjatë vitit 1998 dhe 1999. Sipas mediave kosovare, në varësi të rezultatit të hetimeve do të mësohet nëse Jakup Krasniqi do të merret i pandehur ose jo. Aktualisht, pjesë e hetimeve janë Sylejman Selimi, Ismet Haxha, Shefki Hyseni dhe Nexhat Çubrelin si anëtarë të “Grupit të Drenicës”, që akuzohet nga prokurorët e EULEX për krime lufte.

Zh.

Comments

Submitted by Sejdi (not verified) on

Sjelljet e hetuesve te Euleksit, për çdo ditë e më tepër po tregojnë ngjashmëri me sjelljet e formacioneve të hetuesve të KNOJ-(Corpus of National Defence of Yugoslavia), përkatësisht të OZN-ës (The Department of National Security of Yugoslavia) ndaj shqiptarëve patriot, sidomos pas shkeljes brutale mbi  Rezolutën e Konferencës së Bujan-it, nga ana e klikës Tito-Rankoviç.

Submitted by Diferenca pa Moralin (not verified) on

Eh,

sorry my dear Jakup, but...

Kam frike mos parandjeva ndonje te keqe te mundshme, kur ne njerin nga Panairet e Librit ne Prishtine, pashe rojen tende qe bleu ne emrin tend serine e Veprave te shokut Enver...

Se, Revolucioni, dihet, zor se mbyllet ne menyre te paqme...

Shpresoj se Liria e Kosoves te ndihmon kesaj here, sic u nise ta beje ti Lirine e saj.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.