Triumfon filozofia e ligjit nr. 7501. Për dy muaj nis dhënia e certifikatave të pronësisë

Zv.ministri i Bujqësisë, Jani Babi ka deklaruar sot për gazetën “Shekulli” se pajisja e fermerëve që kanë patur deri më tani tokë në përdorim të ndarë sipas ligjit nr. 7501 do të pajisen me çertifikata pronësie. Kjo sipas tij do të realizohet pas dy muajsh. Ka disa perregullsi flagrante në Shqipëri lidhur me tokën. Si shembull Babi ka sjellë zonën e Frakullës, meqenëse aty do të nisë e dhe procesi. Kështu “aktet e marrjes në pronësi janë 307, ndërsa janë trajtuar me tokë 336 familje, pra rezultojnë 29 familje më tepër se aktet e marrjes në dorëzim”. Në tërësi sipas Babit, në rang vendi mbetet e paregjistryar 4% e tokës. Kështu me shifrat zyrtare të pranuara në momentin kur është nisur të zbatohet ligji nr. 7501 në Shqipëri ka patur 695 mijë ha tokë bujqësore, nga të cilat 540 mijë ha janë private, ndërsa 134 mijë ha janë në dispozicion të shtetit për kompensim. Në fakt përfaqësues të shoqatave të pronarëve kanë bërë të ditur se fondi pre 134 mijë ha, është fiktiv, pasi rreth 100 mijë ha nuk figurojnë dhe ky përbën atë që quhet abuzim edhe me vetë zbatimin e ligjit. Nuk dihet ende sesi do t’i japë përgjigje qeveria një shqetësimi të pronarëve, që i referohet nenit 181 të Kushtetutës, i cili e vë në pikëpyetje vetë ligjin nr. 7501, veprimi i të cilit u pezullua nga qeveria e kaluar. Problemi është se me certifikatat e pronësisë zyrtarizohet ndarja e tokës me reformën e vitit 1991, duke përmbyllur një proces që është shumë i kontestuar. Për më tepër që ligji nr. 7501, i cili për pak kohë do të plotësohet me tapitë e reja, vjen ndesh me ligjin për trashëgiminë, që lidhet me titujt e pronësisë të para reformës së vitit 1946, e që ende sot kanë vlerë juridike.
Më shumë në: http://www.shekulli.com.al/web/p.php?id=37357&kat=87
s.z
Add new comment