Aksion i Policisë së Shtetit mbi piratët televizivë dhe të drejtat e autorit

Një aksion tjetër po përgatitet nga Policia e Shtetit, aksion që ka të bëjë direkt me detyrat që ka lënë Këshilli i Europës për marrjen e statusit të vendit kandidat në BE, dhe ky është zbatimi i ligjit të të drejtës së autorit. Në këtë kuadër Policia e Shtetit ka nisur një sërë kontrollesh dhe bllokimesh të operatorëve kabllorë dhe individëve që piratojnë programet në mënyrë ilegale.Ne shume qytete policia ka bllokuar dhe po çon per ndjekje penale pronaret e rrjeteve kabllore qe piratojne prej vitesh. Aksioni ka nisur mbremjen e te enjtes dhe shenon operacionin e dyte me masiv pas atij per ndalimin e lojrave te fatit. Mesohet se jane bllokuar disa operatore, ne Peshkopi, Lezhe e Laç, Shkoder, Vlore dhe Fier. Drejtoria e Policise njoftoi se Sektori i Antikrimit Ekonomik dhe Financiar ka nisur operacionin e koduar me emrin 'Pirateri televizive'. Aksioni eshte ne vijim e siper ne gjithe vendin dhe policia pritet qe se shpejti te jape edhe nje deklarim ne lidhje me goditjen e piraterise televizive.
Zh.
Comments
Papapapa, sa te forte e
<p>Papapapa, sa te forte e paskan gjetur ate emrin e koduar "Pirateri televizive", shume e zorshme te deshifrohet....</p>
Dmth. qe duhet te hetojne
Dmth. qe duhet te hetojne edhe Digitalb, Tring etj nese paguajne apo jo te drejtat televizive te programeve qe transmetojne.
Po kryepirati Digitalb eshte
<p>Po kryepirati Digitalb eshte nen kontrollin e policise se shtetit?Apo atij nuk i behet se eshte "sponsori" zyrtar i ketyre aksioneve policore.....</p>
Add new comment