Vdekja e ambasadorit palestinez në Pragë. Policia çeke zbulon armë në ambasadë

Vrasja e ambasadorit palestinez në Praga, Jamal al-Jamal çon në zbulimin e një arsenali armësh në ambasadën e palestinës në Republikën Çeke. Agjencia Telegrafike Shqiptare citon kreun e policisë, Martin Vondrasek të ketë deklaruar se “nuk mund të them me saktësi se çfarë lloj armësh janë gjetur në rezidencë. Por ajo që mund të themi dhe të konfirmojmë është se asnjë prej armëve të gjetura nuk është e regjistruar nga autoritetet e Republikës Çeke”. Më herët BBC-ja njoftonte se ambasadori vdiq nga një shpërthim i ndodhur në shtëpinë e tij në Pragë, kur tentoi të hapte një kasafortë, për të cilën autoritetet palestineze deklaruan se kishte 2025 vjet pa u prekur.
s.z
Add new comment