Ministri i Jashtëm serb mes Europës dhe Kosovës, zgjedh... Kosovën

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivan Mrkiç ka thënë se Serbia nuk do të pranonte kushtëzimin e BE-së që Serbia ta njohë Kosovën me kusht që të hyjë në BE. “Do tu themi: Faleminderit shumë, nuk duam të hyjmë në BE”.
“Njëra nga çështje më të vështira në negociatat e Serbisë me BE-në, do të jetë Kosova, kurse qëllimi i Beogradit është të mundësohet që në Kosovë jeta e përditshme të rrjedh normalisht dhe të mos hetohen dallimet e fondamentale politike lidhur me çështjen e statusit”, ka thënë Mrkic, i cili i cituar nga agjencia Tanjug është shprehur i lumtur që Serbia do të fillojë negociatat për anëtarësim ne BE, atëherë kur Greqia do të jetë kryesuese e Bashkimit Evropian.
Ne.Su.
Comments
ajo qe eshte per tu

ajo qe eshte per tu habitur,eshte habia e kozmopoliteve shqiptare! be-ja eshte eshte nje aleance gjeopolitike e perkohshme,ndersa shteti kombetar eshte afatgjate. kete e dine mire serbet,greket e gjithe te tjeret. a nuk eshte edhe maqedonia nje rast i tille,qe nuk pranon ndryshimin e emrit ne kembim te be-se?

nderkohe qe serbia i thote jo be-se per nje kosove 95% shqiptare, ne po e leme kosoven jashte trungut kombetar per shkak te be-se.

gjejeni kush eshte karagjozi ketu!

Ky shikoka ëndër me sy të

Ky shikoka ëndër me sy të hapura Kosova ka vite që është bërë shtet i pa varur i pëlqenë apo ju Serbisë

Pas daulleve te Stambollit

Pas daulleve te Stambollit dhe te Traktatit te Varshaves, pas Internacionales dhe Mbreterise se Burgajetit, pas kengeve me luanet e Azise dhe Evropes, dani ka dale balada e BE-se dhe e Brukselit me moton: "Shqiperia e lavdishme ne NATO dhe BE si shkemb graniti qe ia thyen brinjet armiqve te demokracise (?) me flamurin e vlerave euro-atlantike ne balle!"

Po faktet flasin ndryshe: Karagjoze te nje specie te rralle, sharlatane pa shtet e pa komb, injorante qe degjojne tallava dhe analfabete funksionale qe quhen gazetare, turma me flamuj dhe daulle qe votojne parti-SHPK te tipit LSI, kisha ku nuk flitet shqip, police me bark dhe mustaqe, rruge qe ndertohen dhe nuk mbarojne kurre, njerez qe braktisin vendin perdite, familje me shume anetare qe mezi mbajne gjalle shpirtin, femije qe cmontojne mina per te nxjerre skrap, shteti qe ne nuk eshte i njerezve por i Partive, prona publike qe duhet shkaterruar, tranzicion pa fund, dhe platforma shtetndertuese qe fillim e fund kane vetem integrimin evropian.

Jemi kaq te humbur sa na marrin detin dhe token, jugun dhe veriun, na ngopin me perallat e "Integrimit evropian" dhe na bindin se nacionalizmi qenka tipar i "maskarenjve" (por kjo vlen vetem per Shqiptaret).

Add new comment