Që nesër hyn në fuqi mekanizmi pezullues i regjimit të lëvizjes pa viza

Top-Channel ka bërë të ditur sot se që nga data 9 janari hyn në fuqi “Mekanizmi pezullues”, i cili i jep gtë drejtë çdo vendi anëtar të BE-së që t’i kërkojë Komisionit Europian pezullimin e lëvizjes së lirë për një vend përfitues nëse përballet me situata që i vlerëson si emergjente. Dhe këto situata janë të tilla kur konstatohet: rritje e menjëhershme dhe domethënëse e numrit të emigrantëve të paligjshëm; të kërkesave të pabazuara për azil; apo të refuzimit të kërkesave për riatdhesim, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Po kështu në vitin 2015 hyn në fuqi edhe Sistemi Europian i Azilit që parashikon afate kohore unike dhe një minimum të drejtash për azilkërkuesit. Çfarë është tanimë e qartë është se zgjerimi i BE-së po shoqërohet me masa që synojnë mbajtjen në kontroll të lëvizjes së lirë.
Më shumë në: http://top-channel.tv/artikull.php?id=270517
s.z
Add new comment