Komunitetit Mysliman: Besimtarët shqiptarë po mashtrohen keq me xhihadin në Siri

Postuar në 10 Janar, 2014 06:28

 Për Komunitetin Mysliman të Shqipërisë nuk ka asnjë dyshim se nëse ka shqiptarë që kanë shkuar në Siri, ata janë mashtruar dhe gënjyer. Gazmend Aga, nënkryetar i Komunitetit Mysliman në vendin tonë, në një intervistë për “Shqiptarja.com” thotë se nisma të tilla bien ndesh jo vetëm me ligjet e shtetit, por edhe parimet bazë të fesë. Ai u bën thirrje besimtarëve myslimanë që nëse duan të bëjnë një gjë për këtë vend, atëherë mund ta bëjnë me anë të lutjes, dhe jo të braktisin atdheun dhe familjen e tyre, detyrimet që kanë ndaj fëmijëve, prindërve dhe shoqërisë.

Pyetjes nga influencohen besimtarët në lidhje me fenomenin e fundit që marrin gratë dhe fëmijet me vete e shkojn në Siri, Aga i është përgjigjur: “Nëse ka qytetarë që kanë shkuar nga Shqipëria, mendoj që janë të gënjyer e të mashtruar. Ndoshta ka njerëz që shfrytëzojne gjendjen ekonomike, morale apo mendore të njerëzve të ndryshëm, sepse është realisht shqetësuese që një shqiptar të përzihet në një konflikt me të cilin nuk e lidh asgjë. Nëse ka prej atyre që përpiqen ti veshin një justifikim fetar nismave të tilla, abuzojnë shumë rëndë me fenë, e cila ka ardhur për paqen, sigurinë e mirëqenien. Është totalisht e papranueshme që të bëhen thirrje dhe nxitje për të shkuar në Siri. Jo vetëm në xhami që është e patolerueshme një gjë e tillë, por mendoj që nxitje të tilla duhet të denoncohen dhe të merren masa nga strukturat kompetente”.

Zh.

Comments

Submitted by Leonardo (not verified) on

<p>Ë mo zoti nënkryetarështë vonë duhet të kishit dalë në mëngjez tashi perëndojë diedhi dhe vate kjo punë kështu venë dhe ata në emër të hallaut që i thëret për të bërë kurban</p>

Submitted by Diti (not verified) on

<p>Drejt. Komuniteti Mysliman i Shqiperise ka ardhur ne shina keto vitet e fundit. Kush thote qe hajde bejme xhihad ne Siri mashtron. Lufta e Sirise nuk eshte nje lufte shqiptare.&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.