Sarajeva, bust për ”legjendën” e qytetit, lustraxhiun e këpucëve!

Postuar në 10 Janar, 2014 07:47

Rreth dy mijë njerëz kanë firmosur një peticion, ku bëjnë thirrje për ndërtimin e një statuje për Husein Hasani, lustraxhiu i fundit i Sarajevës, i cili punoi për shumë dekada duke u bërë simbol për qytetin. Ata i kërkojnë bashkisë së qytetit të ndërtojë një memorial për lustraxhiun e shumëdashur, i cili vdiq nga një atak kardiak në moshën 82-vjeçare.

“Xhaxha Miso ishte një legjendë e Sarajevës, i fundmi lustraxhi në rrugët tona”, thotë peticioni në internet. “Përgjatë jetës së tij ai ishte i drejtë, ndihmonte kur mundte dhe ishte një nga njerëzit më të mirë. Ai e meriton një monument”, shkruhet në motivin e peticionit.

Miso lustroi këpucë për shumë dekada në bulevardin qendror të Sarajevës, në rrugën “Marshalli Tito”. Pas mësimit të lajmit të vdekjes, njerëzit çuan lule dhe ndezën qirinj përreth karriges ku ai kaloi jetën e tij duke lustruar dhe duke bërë muhabet me njerëz të pasur apo të varfër.

Misos i dhanë autoritetet një apartament në nder të profesionit në të cilin kaloi jetën disa vite më parë. Kryebashkiaku i Sarajevës, Ivo Komsic, e cilësoi Mison një ikonë të qytetit, në të cilin ai jetoi dhe punoi për shumë dekada – qyteti që e dashuroi atë dhe që ai dashuroi qytetin në këmbim.

Zh.
 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.