Krahas kanabisit, Lazarati trafikon klandestinë si aktivitet ndihmës?

Postuar në 13 Janar, 2014 09:48

Lajmi se janë bllokuar tridhjetë e pesë klandestinë sirianë në një operacion të zhvilluar nga Sektori Antitrafik në Drejtorinë e Policisë të qarkut Gjirokastër, këtë paradite shoqërohet me saktësimin se “klandestinët kanë dalë nga Lazarati në një kamion të mbyllur, ndërsa ishin drejtuar për në veri të vendit, me destinacion kufirin në Malin e Zi”. Pas hetimit të Drejtorisë së Posaçme Operacionale, policia e Gjirokastrës ka arrestuar tre organizatorë të këtij trafiku, nga Lazarati dhe Tepelena. Dyshohet se bëhet fjalë për një grup të strukturuar kriminal të trafikut klandestin, që ka mundur të implikojë dhe disa efektivëve të policisë lokale, pasi kamioni kaloi pa probleme postbllokun e “Ujit të ftohtë”. Deri më tani, njoftimet për rastet klandestinëve fatkeqë, si toponime të zakonshme kishin luginën e Drinos apo zonat pranë kufirit. Ndërsa thuhet se refugjatët janë “paketuar dhe sistemuar” në Lazarat, nuk do ishte çudi që fshati “legjendar” të ketë filluar një tjetër aktivitet ndihmës, krahas kanabisit: Trafikun e klandestinëve nga zonat e luftës.    

 

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.