Zgjerohet ideja e "bashkimit" diplomatik. Serbia diskuton me Slloveninë, Malin e Zi, Maqedoninë dhe Bosnjen

Postuar në 15 Janar, 2014 06:41

Bashkëpunimi diplomatik mes Serbisë dhe Maqedonisë, duket se do të përfshijë edhe disa vende të tjera të Ballkanit, ose më mirë të ishJugosllavisë. Media serbe B92 bën me dije se edhe Mali i Zi ka nisur kontaktet me disa vende në rajon, duke u mbështetur për këtë në modelin skandinav. Zyrtarisht bëhet fjalë për çështje të karakterit logjistik si ndarja e hapësirave të përbashkëta të selive diplomatike, por nisma po shihet gjithnjë e më shumë në një kontekst politik. Ministri i Jashtëm serb Mrkiç citohet të ketë deklaruar se diskutimet rreth konkretizimit të kësaj nisme po zhvillohen me Malin e Zi, Maqedoninë, Bosnjen dhe Slloveninë. Duke lënë mënjanë Kroacinë dhe Kosovën, ky bashkëpunim materializohet në ato vende që dikur përbënin Jugosllavinë. Dy janë problemet që mund të shtrojë nisma: së pari perceptimi politik mbi të dhe së dyti problemet që mund të sjellë ajo për vende multietnike si Maqedonia dhe Bosnja. Kështu mund të merret me mend refuzimi i shqiptarëve te Maqedonisë në këtë drejtim, apo edhe pakënaqësia greke. Nuk mund të mos bjerë në sy edhe fakti se lëvizjet në këtë drejtim vijnë ndërkohë që dy shtetet shqiptare, Shqipëria dhe Kosova nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit strategjik. Ka një ide që afrimi me Europën duhet të paraprihet nga integrimet rajonale por vështirë se në rastin konkret të flitet për integrim, sa kohë që partneriteti ka nxitur krijimin e dy mekanizmave rajonalë
Më shumë në: http://www.b92.net/eng/news/region.php?yyyy=2014&mm=01&dd=13...
S.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.