Fonde për kompanitë që punësojnë më shumë. Vlerësimi me konkurs dhe në bazë të korrektesës së pagesës së sigurimeve shoqërore

Postuar në 16 Janar, 2014 08:44

Qeveria shqiptare ka ndërmend të provojë një politikë ndryshe në raport me nxitjen e punësimit. Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erjon Veliaj ka deklaruar sot se kompanitë që do punësojnë sa më shumë njerëz do të përfitojnë subvencione nga fondet publike. Kriter pra është punësimi, por në çdo rast praktika e konkursit do të jetë mënyrë për të vlerësuar secilin subjekt. “Duam të bëjmë një proces transparent ku fondet që do të përdoren, njerëzit konkurojnë në një garë të ndershme. Kriteri kryesor do të jetë punësimi. Kompanitë që do punësojnë sa më shumë njerëz për subvencionet që ne bëjmë për të sigurimet shoqërore ose për rrogat fillestare, do të shpërblehen më shumë. Produktet që prodhohen në Shqipëri do të marrin më shumë pikë sepse na intereson të promovojmë produktet tona dhe do të ketë një vlerësim për ato kompani që do jenë më korrekte ne pagimin e sigurimeve shoqërore",- tha Veliaj. Duhet thënë se këtë nismë e ka mbështetur edhe një nga përfaqësuesit e biznesit, presidenti i shoqatës “Albania”, Luan Bregasi. Ky i fundit ishte një nga kundërshtarët kryesorë të paketës fiskale dhe sistemit të ri të taksimit.

s.z

Comments

Submitted by Leonardo (not verified) on

<p>Një mendim i përkryer mbase bizesmenët tanë e vënë mëndjen të punojë dhe besoj se do ta kuptojnë se edhe ata do kenë një fitim kolosal</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.