Ermonela Jaho shkëlqen në Londër; kritika e mbulon me lëvdata

Postuar në 20 Janar, 2014 04:58

Ermonela Jaho shkëlqen në premierën e operas “Manon”, e shfaqur në Operan Mbreterore në 'Covent Garden' të Londrës. “Manon” është një vepër e dramaturgut francez Massenet, dhe Jaho luan rolin kryesor. 
“Jam shume e kenaqur me rezultatin e ketij produksioni dhe dua te falenderoj te gjithe koleget dhe trupen e mrekullueshme te Operas Mbreterore per dashurine, energjine dhe mbeshtetjen e sinqerte qe me dhane. Kur artistet bashkepunojne sinqerisht me njeri-tjetrin, rezultatet jane gjithmone mbreselense per zemrat e gjithe spektatoreve", tha ajo.
Kritika britanike nuk ka qenë indiferente. Përkundazi. Gazeta e madhe 'The Independent' e Londres, sipas blogut ‘Peshku pa ujë’, ne shkrimin: "Ka shume gjere qe duhen pelqyer per kete produksion” , shkruan per Ermonela Jahon se “ Manon e Ermonela Jahos del si nje lule pranvere ne skene. Aria tejet e veshtire e heroines ne opera, eshte nje sfide qe sopranoja shqiptare e perballon me elegance maksimale”.
Gazeta 'The Independent' perfundon shkrimin e vet me keto fjale: "Si dramaturg autori i Operas, Massenet nuk eshte ne te njejten lige si Pucini dhe Verdi. Por vazhdimisht Jaho dhe tenori Polenzani, arrijne te mbulojne mangesite e dramturgut francez  permes bukurise sublime te menyres se si ata kendojne”, shkruan 'The Independent' e Londres. 
Kritiku Christian Rath i revistes "The Stage"  shkruan se “Jaho vokalisht eshte prekese dhe kur kerkohet prej saj ajo eshte brilante”. 
Specialiste te tjere britanikë te operas ne blogje te specializuara shkruajne ne kritiken e tyre se “Jaho e perballon rolin pa frike dhe ne menyre te mahnitshme”. Nderkohe, gjithnjë sipas blogur ‘Peshku pa ujë’, kritikja e njohur Sarah Stewart shkruan se “shfaqja ishte nje performance joshese qe xixellon si diamant dhe shampanje”. Pas ketij produksioni sopranoja shqiptare, e cila eshte e ‘prenotuar nga operat me te medha te botes deri ne vitin 2019, do te vazhdojë me "Traviaten” ne Paris ,”Anna Bolenen” ne teatrin Bolshoi te Moskes , me “Madam Butterfly” ne Hamburg, ne  Lyon per “Simone Boccanegra”, ne rolin e Amelia Grimaldit dhe ne dhjetor me “Traviaten “ ne Vjene. 
Jaho do te jete serish ne Londer me operen “La Boheme “ ne rolin e Mimise e me pas me “Suor Angelica” dhe Madam Butterfly”. Sopranoja shqiptare, Ermonela Jaho eshte intervistuar dite me pare nga stacioni BBC 3 dhe nje nga shfaqet e saj do te transemtohet live per audiencen boterore nga gjiganti britanik ne nje nga ditet e ardhshme.

Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.