Bojaxhiut i djegin dy makina; ngjarja ka tri ditë që ka ndodhur; Bojaxhiu nuk ka dashur që ngjarja të bëhet publike

Postuar në 22 Janar, 2014 03:20

Bojaxhiut i kanë djegur dy makina brendsa oborrit të vilës së tij në Farkë. Sipas Shqiptares.com, ngjarja ka tri ditë që ka ndodhur, por ka qenë vetë Bojaxhiu që u ka kërkuar hetuesve e policisë që të mos e bëjnë publike atë që ka ndodhur.  Nuk dihet ende pse Bojaxhiu ka parapëlqyer që gjithçka të mbahet e fshehtë.

Hetimet e deritashme nuk kanë arritur në ndonjë përfundim. Nuk është përcaktuar ende as mënyra se si këtyre makinave u është vënë zjarri. Nuk dihen gjithashtu as detaje të tjera.

Gjergj Bojaxhiu ka kohë që i është larguar aktivizmit  publik, por herë pas herë nuk ka munguar ta thotë të vetën lidhur me atë që ndodh në skenën politike, duke provokuar dhe qejfmbetje e mëri aty. Bazuar mbi këtë fakt, në ndonjë gazetë kanë nisur të bëjnë dhe spekullime.

Re.Pu.

 

Comments

Submitted by ou (not verified) on

<p>ne cilen gazete?</p>

Submitted by Ndricim Sabahu (not verified) on

<p>Sa makina ka ky qe i kane djegur dy dhe nuk e ka problem?</p>

Submitted by Pema (not verified) on

<p>Mire qe kemi gazetare qe meren me kto pyetje te veshtira.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.