Edhe njëherë fjalën e ka baza. Grida Duma: “Pres të jem ndër figurat përfaqësuese të PD-së. Detyrën e nënkryetarit e pranoj nëse dëshirojnë militantët”

Grida Duma, ish-zv. ministrja e Integrimit, e prezantuar shpesh në media edhe si një polemizuese për çështje të karakterit politik, duket se ka ambicie për t’u radhitur në krye të grupit të ri që do të drejtojë Partinë Demokratike. Në një intervistë dhënë për gazetarin e “Albanianscreen”, Aleksandër Furxhi, Duma ka zbuluar se edhe një post si ai i nënkryetarit të partisë do të ishte një sfidë të cilën ajo do ta pranonte. “Pres të jem ndër figurat përfaqësuese të larta të Partisë Demokratike. Nuk kam pritshmëri të numrit dy, tre apo katër, por shpresoj shumë që ajo që përfaqësoj si unicitet brenda atij grupimi të pasqyrohet edhe në rolin që do marr aty. Pra një lloj përfaqësimi mediatik timin, së paku të jetë ky lloj harmonizimi. Por nga ana tjetër nuk do doja që asgjë të lexohet si me tepri. Nëse për militantët e Partisë Demokratike posti numër 2 duhet të ishte një lexim nderi, nuk do më shqetësonte të vazhdoja të jepja kontributin”, është shprehur Duma. Duhet thënë se do të ishte një arritje e vërtetë nëse Duma do të bëhej nënkryetare e PD-së në sajë të votës së militantëve.
s.z
Comments
Hahahaha, rri oj goc rehat se

Hahahaha, rri oj goc rehat se mos e pesosh si Olldashi

Zonjen ne fjale se njoh as ne

Zonjen ne fjale se njoh as ne jeten civile e as ne politike, mbaj mend se ka pasur dikur nje replike ne shtyp me deputetin M.M te PD-se. Kush di me teper per te dhe komplikacionet politike brenda PD-se, mund te hedhe me shume drite.

Me beri pershtypje te shprehurit. Rendom ne zhargonin politik, dhe kur ai mbahet neutral apo i thate, frazat stereotipe shpesh tradhetohen nga llogjika e semantikes. Pa i vene faj zonjes, PD eshte pikerisht ajo qe thote ajo: "me Militantet e Partise Demokratike." PD eshte pikerisht nje Parti i tille, ku zhurma vjen nga nje berthame fanatikesh, deri ne ato oktava qe urdheron e lejon " dear lider"

Miltant - ne Angl eshte emer dhe ndajfolje, do te thote mbeshtetes i nje ceshtje ne menyre luftarake dhe agresive. Nga Latinishtja mesjetare "militare" -> te ''sherbesh si ushtar". Koncept modern i milicise [militia] eshte ai i nje organizate mbrojtese ndaj okupatorit. Ne kohe krize, militanti le detyrimet civile, behet ushtar derisa te mbaroje urgjenca e situates, e prape kthehet ne jeten e perditshme. Kush eshte okupatori? Zevendeso ''kohe votimesh me krize'' urgjence me provokacion/e, terror, presione e kapje shteti; perkufizimi behet i qarte. Nje militant politik perdor mjete shume aktive, shpesh agresive, per te arritur nje objektiv politik. Nga ato priten te jene konfrontues dhe radikale, e jo si aktivistet normale.

Antare te Partise - do ishte shprehja e qarte, e miresjellshme dhe normale; ne kete rast.

Por nuk eshte.

Por eshte, ashtu sic duhet te jete.

Falenderim zonjes per sinqeritetin, qofte natyral apo si "slip" duke shpjeguar qarte funksionalitetin e organizates ku ajo deshiron te militoje.

Ve re - fjaline e fundit nga komenti i Rescpublica.al. Brilante!

E zgjuar, me eksperienc, e

E zgjuar, me eksperienc, e afte, argumentuese, e ditur, e bukur jane te gjitha cilesite e Grida Dumes. Pavarsisht disa "te meta" te vogla qe ka, une per Paritne Demokratike mund te votoja vetem per Grida Dumen kryeministre. Per Lulin dhe per ata drejtues qe ka sot PD nuk do e votoja edhe per 100 vjet kete parti.

kjo i ngjesh fjalet si

kjo i ngjesh fjalet si makinat ne semafor.Te çorodi ta degjosh,me ka ndodhur ne ndonje rast ta degjoj ne televizior dhe nderroj kanal,se nuk ia kuptoj domethenien.Shkurt,me bind se te mesuarit permendsh nuk te ben te ditur,te folurit permendsh maskon shpjegimin dhe variantin e zgjidhjes se nje problemi,por hajde,ne PD shkon mire,eshte tamam tap ne masen e asaj shisheje.

Add new comment