Merr fund drama e tre shqiptarëve të braktisur nga shteti ynë në Jemen, lirohen me dekret të Presidentit të atij vendi

Postuar në 24 Janar, 2014 03:11

“Të mbyllet çështja ndaj tre shqiptarëve në Jemen”. Ky ka qenë vendimi i Presidentit të Republikës së Jemenit, Abd Rabbuh Mansur Hadi, në një dekret të përpiluar në 5 janar të këtij muaji. Presidenti i vendit ku aktualisht ndodhen të burgosur tre shqiptarë, ka kërkuar që çështja e anijes së bashku me ngarkesën e saj të mbyllet. Më tej në dokumentin zyrtar përcaktohet qartë që anija të kthehet në Irak, duke i kërkuar këtij vendi që të marrë përsipër angazhimin ligjor për të mos përsëritur më veprime të tilla.Por, edhe pas këtij dekreti, dy prej shqiptarëve ndodhen në burgun e Mukallës, ndërsa mekaniku i anijes ka dalë i lirë nga gjykata. Konkretisht në burgun e Jemenit ndodhet kapiteni i anijes, Arif Bakillari dhe oficeri i parë, Mihal Cangonji, ndërsa prej disa kohësh ka mundur që të dalë i lirë mekaniku Nezir Shahaj.Tre shqiptarët u akuzuan për trafik armësh, ndërkohë që nga shteti shqiptar nuk ka asnjë reagim zyrtar për këtë çështje. Ngarkesa me armë ishte blerë në portin e Tivarit dhe udhëtimi i saj i parë ka qenë drejt Greqisë, më pas ka ndaluar në portin Berinçe në Turqi, pastaj në Aleksandri të Egjiptit dhe në fund ka ndaluar në Jemen.

Zh.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.