Milo: Jemi në negociata me PS për të marrë në qeveri postet që meritojmë

Kryetari i PDS, Paskal Milo, bëri të ditur sot se partia që ai drejton ka nisur negociatat me Partinë Socialiste për përfaqësimin e PSD në qeverinë e majtë. Deklaratat e Milos erdhën gjatë mbledhjes së Komitetit Drejtues të Partisë, ndërsa ai theksoi se ka ardhur koha që PSD të jetë pjesë e qeverisë.
“Dua të informoj Komitetin Drejtues Kombëtar se ka filluar procesi i negocimit për përfaqësimin e partisë në qeverisjen e vendit. Por ky proces nuk mund të kryhet as në një javë, dhe as në një muaj. Kemi bërë dhe do të bëjmë gjithçka për të përfaqësuar denjësisht interesat dhe kontributet tuaja në këto negociata. Reference për këdo do të jetë numri i votave të marra në qershor.”- tha Milo para Komitetit Drejtues.
Nga ana tjetër, Paskal Milo tha se kryereforma e kësaj qeverie duhet të jetë Drejtësia. Sipas tij, Shqipëria është larg integrimit evropian pa bërë këtë reformë.
a.R
Comments
kur kerkon dhe ky
<p>kur kerkon dhe ky inegzistenti vende ne qeveri ... hapu dhe te futem</p><p>me kujton ate deficentin tjeter gjinushin. </p><p>cfare fatkeqesie akoma japin mend apo kerkojne te japin mend keta skelete te te shkuares</p>
Add new comment