Ukraina në prag të destabilizimit

Postuar në 25 Janar, 2014 06:18

Presidenti ukrainas, Viktor Janukoviç bëri një tërheqje, duke premtuar ribërjen e qeverisë dhe shfuqizimin e ligjeve që përmbajnë sanksione të forta kundër protestuesve. Këtë premtim ai e bëri pas një takimi që ka patur me komisionerin e BE-së, Stefan Fule. Ndërkohë, ai ka rënë dakord që të takohet me opozitën e për të gjetur një zgjidhje paqësore të kësaj situate.

Por nga sheshet e rrugët e Kievit vijnë lajme jo të mira. Flitet për viktima, dhe këtë herë edhe për viktima nga radhët e forcave të sigurisë, sidoqë janë informacionet e policisë që e pretendojnë këtë gjë. “Protestuesit janë duke grumbulluar armë, dhe kanë rrëmbyer tre policë”, thuhet në një deklaratë të policisë, që hë për hë është vënë në dyshim nga forcat e opozitës.

Shumë zëra, pas një leximi që i kanë bërë kësaj situate, kanë zënë të flasin edhe mbi mundësinë që gjithçka të dalë jashtë kontrollit.

Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.