Egjipt, tre vjet nga “Pranvera”, ende të vrarë në rrugët e Kairos

Postuar në 26 Janar, 2014 02:50

Rreth 30 persona janë vrarë dhe 150 të tjerë janë plagosur në përleshjet në Egjipt, teksa vendi shënon përvjetorin e kryengritjeve të vitit 2011, që çuan në rrëzimin e presidentit Hosni Mubarak.  Protestues rivalë, mbështetës dhe kundërshtarë të qeverisë-ushtarake, zhvilluan demonstrata në kryeqytetin Kairo. Por policia ndërhyri ndaj protestave anti-qeveritare me gaz lotësjellës dhe raportohet se në Kairo dhe Aleksandri pati arrestime.

Mbështetës të qeverisë dhe ushtrisë u mblodhën në zona të rëndësishme të kryeqytetit Kairo, përfshirë këtu Sheshin Tahrir, i mirënjohur për protestat kundër Mubarak. Pjesëmarrësit valëvisnin flamuj egjiptianë dhe postera me kreun e ushtrisë, gjeneralin Abdel Fattah al Sisi, të cilit shumë i bëjnë thirrje që të garojë për president. Por nga ana tjetër, policia shpërndau me dhunë protestuesit anti-qeveritarë në Kairo dhe gjetkë, duke vrarë 129 vetë. Shumica e humbën jetën në kryeqytet, ndërsa dy në qytetin jugor Minia dhe një grua në atë të Aleksandrisë.

Zh.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.