Swoboda në Tiranë: Statusin e kandidatit do ta merrni në qershor, por ta dini se Europa është në krizë

Postuar në 26 Janar, 2014 12:07

Kryetari i grupit Social-Demokrat në Parlamentin Evropian Hannes Swoboda ka mbërritur në Shqipëri. Sot dhe nesër ai do të ketë takime me funksionarë të lartë politikë e shtetërorë, përfshirë zyrtarët më të lartë të shtetit (Presidentin, kryeministrin e kreun e parlamentit), por një nga pikat e para të agjendës së tij këtu ka qenë një takim me studentët e universitetit privat Marin Barleti. Dhe në bisedën me studentët ai shprehu keqardhjen që Shqipëria nuk e mori dot statusin e vendit kandidat për në BE gjatë muajit dhjetor. “Jam i zhgënjyer për këtë fakt”, tha ai, pa saktësuar nëse zhgënjimi i kish ardhur prej Tiranës apo prej institucioneve të BE-së.  

Sidoqoftë, “do ta merrni në qershor”, tha ai. Duke folur për problemet, me të cilat përballet Europa e sotme, ai u shpreh se “Europa është në krizë dhe se një nga problemet më shqetësues është papunësia e të rinjve”. 

 

Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.