Publikohen prova të doktoraturave të rreme; Vetëvendosja i bën apel rektorit Gashi të japë dorëheqjen

Gazeta Express ka nxjerrë një listë të profesorëve të universitetit të Prishtinës që kanë publikuar artikuj gjoja shkencorë në revista gjoja shkencore. Ali Gashi dhe Ali Hamiti kanë publikuar në një revistë të rreme me emrin scrip.org. Ndërkohë, në revistën e dyshimtë bullgare m-hikari.com kanë publikuar punime profesori i Ekonomikut, Ajet Ahmeti, profesoresha Nimete Berisha, profesori Naim Braha bashkë me profesorin Marjan Dema.
Skandali i diplomave të korruptuara të këtyre profesorëve e të tjerëve ka marrë përmasa të mëdha në Kosovë. Protestës së studentëve dhe të opinionit publik i është bashkëngjitur dhe Lëvizja Vetëvendosje, e cila ka bërë një deklaratë për mediat. Vetëvendosja i bën thirrje rektorit Ibrahim Gashi (shihni foton) “që të japë dorëheqje nga pozita e rektorit të UP-së, meqë me veprimet e tij ai e ka shkelur Statutin e UP-së (pra ligjin), Kodin e Etikës së stafit akademik të UP-së, si dhe të gjitha parimet dhe normat etike, profesionale, shkencore e akademike, duke e rrënuar kështu reputacionin e universitetit publik më të madh dhe më të rëndësishëm në vend”.
Re.Pu.
Add new comment