Shqiptarët humbasin Ulqinin, fiton partia e Gjukanoviçit në zgjedhjet lokale

Postuar në 27 Janar, 2014 04:11

Ulqini, një komunë me shumicë shqiptare që prej vitesh është drejtuar nga një shqiptar, pas zgjedhjeve të fundit lokale në Malin e Zi do të “ndërrojë dorë”. Pas rezultateve të zgjedhjeve të së dielës, partia e Milo Gjukanoviçit ka arritur të marrë shumicën e mandateve në Asamblenë e Ulqinit. Pas 24 vjetësh, kjo komunë me shumicë shqiptare nuk do të udhëhiqet nga një parti shqiptare. Kryetari i deritanishëm Nazif Cungu ka thënë se nuk e ka pritur humbjen e partisë së tij, Forca e Re Demokratike, e cila ka marrë tetë vende në Asamble, ndërsa partia e Gjukanoviçit ka marrë një më shumë, 9 asamblistë. Në një deklaratë të partisë së Nazif Cungut thuhet se, FRD e pranon humbjen dhe do të punojë që në zgjedhjet e ardhshme të rimarrë pushtetin në qytetin e Ulqinit.
 a.k
 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.