Adoleshenti i plagosur me thikë në gjimnazin “Partizani”, e ëma bën thirrje për dhurim gjaku

Sherr pas ngacmimit të një vajze, dhe një 16 vjeçar nxjerr thikën dhe ja ngul shokut të klasës. Ngjarja e paradites së sotme tek gjimnazi “Partizani”, pati për autor Denis B, dhe për viktimë Feridon B, i cili është goditur në arterien femorale dhe e ëma bën thirrje për dhurues gjaku, pasi i biri ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës. Ajo ka bërë thirrje përmes "A1Report" për dhurim gjaku, grupi A negativ. Autori i krimit ka përfituar nga rrëmuja, ndërsa policia po përpiqej t'i pengonte rrjedhën e gjakut adoleshentit të plagosur dhe është larguar. Policia po negocion me familjarët për vetëdorëzimin e tij. Për të shumtën herë, shtrohet çështja e kollajllëkut me të cilin futen armët e ftohta nëpër shkollat shqiptare.
a.k
Comments
Popull barbar, ja cfare jemi,

Popull barbar, ja cfare jemi, nje popull pa vlera, pa moral, pa koshience, nje turme e hallakatur, e cmendur, e eger. Mos shtroni pyetjen se si futen me kaq lehtesi te tilla arme te ftohta. Nje thike nuk do shume mend per tu fshehur. Askush tek dera e shkolles nuk do beje kontroll "te imet" per te gjetur arme te tilla. Edhe ne "token e premtuar" futet tjetri me arme e qellon (edhe pse per kete ka teori te tjera).

Ceshtja qendron te edukata qe marrin keta te rinje ne familje, shoqeri, etj. Qe ma merr mendja qe eshte vendi me i gabuar per te tille gje. Ti ngulesh tjetrit thiken per "ngacmim" do te thote qe jemi akom shoqeri e tabuve, e prapambetjes, e kermave, e njejta shoqeri apo adoleshence e fillim viteve '90. Dhe mbi te gjitha, ajo qe eshte me e frikeshme eshte lehtesia dhe gjakftohtesia me te cilen kryen akte te tilla barbare. Dhuna ka mbizoteruar llogjiken dhe humanizmin. Dhuna ka perdhunuar mendjet e tyre.

Nuk di cte them me teper.

Shpresojme te shpetoje.

Shpresojme te shpetoje. Plaget ne Arterien Femorale me arme zjarri a thike, zakonisht jane fatale brenda 5-10 min. Eshte nje tip aq i veshtire plage dhe ne ''dere te spitalit'' te ndodhe prapre... (nese jane ne pjesen e siperme te saj, sa me lart ne kofshe aq me e pamundur behet te ndalosh hemorragjine se nuk aplikon dot turnikete) Por ne pjesen me poshte, ne varesi te aktivitetit, shpejtesi te cuarjes ne spital, e ''kompresionit'' personi mund te kete ca shance, ne raste mund te demtohet truri ose shkon ne amputim te kembes. Ky djale eshte akoma ne rrezik...varet sa gjak ka humbur deri tani e demet mund te jene te pariparueshme. (A.F. eshte e trashe sa gishti tregues, gjaku del sh. shpejt)

Po lexojme shpesh per plagosje / vrasje ne/nga probleme neper shkolla. Ndoshta duhen rritur masat e sigurise kontrolle fizke/skaner etj. Ky nuk eshte ''nje lajm'' me ''policia po negocion te kape autorin'' ketu shoqeria duhet te bertase me te madhe. Nje ngjarje shokuese qe ne cdo vend ve ne levizje cdo organizem per te ndryshuar gjerat ne te ardhmen.

Add new comment