Ilir Kupa: “Më mirë më vrisni këtu”. Por ekstradimi duket gati

Postuar në 28 Janar, 2014 03:05

I arratisuri i burgut grek të Trikallës, një prej 11 shqiptarëve të ngjarjes së famshme të marsit 2013, Ilir Kupa, i arrestuar nga policia shqiptare para dy ditësh, është pyetur dje nga dy oficerë të policisë greke dhe një përfaqësues i Ambasadës. Qëllimi kryesor ka qenë që 27-vjeçari të hidhte dritë në zbërthimin e skemës së arratisjes. Pritet që autoritet greke të kërkojnë ekstradimin e Kupës, ndërkohë që vetë i arrestuari ka folur dje për News 24 ( intervistë me shkrim, përmes avokatit). Ilir (Albert) Kupa shprehet se më mirë ta vrisnin në Shqipëri, sesa ta kthenin në burgun grek. Edhe pse nuk shpjegon se cila është padrejtësia që i është bërë në Greqi me dënimin e padrejtë, Kupa flet për një sistem drejtësie të kalbur dhe të mbushur me diskriminim, racizëm dhe korrupsion. “Më keq se sistemi ynë në kohën e Enverit”, thotë babai i dy fëmijëve.

 

Lexoni më shumë në linkun:  http://www.balkanweb.com/kryesore/1/intervista---ilir-kupa-me-mire-me-vrisni-ju-se-greku-mi-vrau-shoket-me-500-plumba-169912.html

 

a.k 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.