Bamir Topi kundër Visho Ajazit: Të japë llogari, SHISH përgjon kundërshtarët e Berishës në vend që të kryejë misionin kushtetues

Postuar në 28 Janar, 2014 04:15

Mbrëmjen e djeshme, Presidenti Bujar Nishani (i cili nuk shfaqi ndonjë merak për mundësinë e shkarkimit të kreut të ILDKP-së Zana Xhuka) dha vlerësime të larta për kreun e SHISH, Visho Ajazi, në emisionin e Ilir Babaramos në A1 Report. “SHISH ka dhënë rezultate në goditjen e rrjeteve të drogës dhe terrorizimit”. Por paraardhësi i tij Bamir Topi, duke folur për gazetën Shekulli numrin e sotëm, ka qenë i një mendimi tërësisht të kundërt. “Ka ardhur koha të vemë në shenjestër punën skandaloze të Shërbimit, që mendjen e ka si të përgjojë kundërshtarët politikë të ish kryeministrit, në vend që t’i kthehet misionit për t’u paraprirë ngjarjeve kriminale që po bëhen refren i jetës sonë. Është e papranueshme që nuk thirren në parlament për të dhënë shpjegime… Policia e Shtetit nuk mund ta kryejë e vetme misionin”, tha Topi.

 

a.k

Comments

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.