Ukraina "në prag të luftës civile"

Presidenti i parë i Ukrainës së pavarur, paralajmëron se vendi i tij ndodhet në prag të luftës civile. Leonid Kravchuk, i cili ka mbajtur detyrën e presidentit në vitet 1991-94, para mbajtjes së debatit për amnistimin e protestuesve të shoqëruar në polici, kërkon që parlamenti të veprojë me përgjegjësi të lartë. “E gjithë bota duhet ta pranojë dhe Ukraina gjithashtu, se vendi ndodhet në prag të luftës civile”, thotë ai. Nga ana tjetër presidenti aktual, Vuktor Yanukovych kërkon falje të kushtëzuar për protestuesit, ndërsa këta të fundit kërkojnë dorëheqjen e tij. Protestat nisën në nëntor pasi Yanukovych rishikoi një marrëveshje të firmosur me BE-në për tregtinë e lirë, duke lidhur marrëdhënie të ngushta me Rusinë. Të paktën pesë persona janë vrarë dhe një numër ndërtesash qeveritare në të gjithë vendin janë pushtuar nga protestuesit. Ende qindra protestues vazhdojnë të qëndrojnë në rrugët e Kievit. S.S
Add new comment