Zjarri në burgun e Rrogozhinës, jo aksidental, por i qëllimshëm, është vënë nga dy të burgosur me qëllim arratisjeje

Zjarri që ra mbrëmjen e djeshme brenda në ambientet e burgut të Rrogozhinës është i qëllimshëm. Policia e Kavajës ka rrëzuar pretendimin e parë të Drejtorisë së Përgjitshme të Burgjeve që zjarri mund të ishte aksidental nga një cigare.
Sipas policisë së Kavajës, nga këqyrja e kamerave rezulton se zjarrëvënësit në qelitë e burgut janë dy të dënuarit Ledion Gjoka dhe Jurgen Muçelliu.
Si pasojë e zjarrit u plagosën dhe u lënduan mbi 21 të dënuar dhe të paraburgosur, nga të cilët 3 u dërguan për ndihmë të specializuar mjekësore në repartin e Djegie Plastikës në Qendrën Spitalore Nënë Tereza në Tiranë.
Zh.
Add new comment