Limaj në RTK: Nuk kam asgjë kundër Thaçit, ndjek bindjen time. Komunikimi politik nuk bëhet me facebook

Postuar në 04 Shkurt, 2014 15:19

Deputeti i PDK-së, Fatmir Limaj, më herët figurë e dytë në parti pas Hashim Thaçit, e po ashtu në UÇK gjatë luftës, ka folur sot në emisionin “Debat” në RTK. Pritej me interes intervista e njeriut që është votuar më shumë në PDK, e që ka kaluar disa procese gjyqësore si për akuzat e krimeve të luftës, edhe për ato me sfond shpërdorimin e fondeve në ministrinë e Transportit. Limaj ka trajtuar disa moment të zhvillimeve të fundit politike, duke thënë se mbështetja që ai dha për Iniciativën Qytetare në Malishevë nuk është kundër PDK-së, por sepse “e kam parë që në komunën e Malishevës ka nevojë për ndryshime. E kam mbështetur atë ndryshim. Doli që përcaktimi im për të mbështetur atë ndryshim, doli i drejtë. Unë kam mbështetur një grup intelektualësh të Malishevës që kanë vendosur të krijojnë një alternativë”. Sipas Limajt zgjedhjet e fundit lokale treguan se qytetari i Kosovës nuk gënjehet dot si deri më tani, ndaj politikanët duhet t’i bëjnë mirë llogaritë, pasi pushteti nuk është i përjetshëm.

Interesant ka qenë edhe qëndrimi i tij për komunikimin politik përmes rrjeteve sociale. “Kosova sot ka nevojë për reformim të përgjithshëm. Të fillojmë të merremi me problemet që identifikojnë këtë shtet. Këto vite treguan se pa një administratë të fuqishme, të aftë, kredibile, sado ide të mira të keni, sado gatishmëri të miqve për të ju ndihmuar, gjërat ngecin. Rrjetet sociale nuk duhet të jenë mënyrë komunikimi me qytetarët. Po i referohem klasës politike”. 

 

Lexoni më tej në: http://www.zeri.info/artikulli/26281/limaj-smundet-askush-gjithmone-te-mbes-ne-pushtet

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.