Notë pozitive për Ballkanin Perëndimor nga SHBA. Moore: “Objektiv kryesor yni në rajon është integrimi i tij euroatlantik”

Pak ditë më parë, përfaqësues të së djathtës në Shqipëri i bënë jehonë fjalimit të sekretarit amerikan të Shtetit, John Kerry mbi situatën në Ballkan. Duke emfatizuar përcaktimet e tij si një lloj paralajmërimi për keqësimin e situatës. Në fakt sot, Zëri i Amerikës ka përcjellë një “këqyrje” më konkrete të situatës nga Departamenti i Shtetit , duke cituar një fjalë të mbajtur në Universitetin John Hopkins nga Drejtori i Marrëdhënieve për Evropën Qëndrore dhe Jugore, Jonathan Moore. Sipas këtij të fundit, Ballkani Perëndimor ka ecur përpara këto vite dhe këtu renditen disa zhvillime si marrëveshja mes Kosovës dhe Serbis ëdhe tranzicioni paqësor i pushtetit në Shqipëri. Dhe më qartë se kaq, Moore ka nënvizuar interesin amerikan në këtë rajon i cili konsiston në një Ballkan të integruar në një Europë të Bashkuar. “Ne jemi të angazhuar, të vendosur dhe të interesuar në një të ardhme në BE për të gjitha këto vende, dhe nëse duan edhe në NATO. Ky ka qenë qëndrimi i Shteteve të Bashkuara për vite dhe ky vazhdon të jetë qëndrimi ynë”, ka thën Moore. Më tej akoma, dy janë krizat që vlejnë më shumë në pereceptimin perëndimor: kriza etnike në Bosnje dhe Maqedoni dhe kriza e emrit me Greqinë nga ana e Shkupit zyrtar. Siç mund të vërehet edhe një pikë kritike siç është raporti Serbi-Kosovë është përjashtuar nga lista e zonave me vijë të kuqe. Rrjedhimisht loja me deklarata që vijon prej shumë kohësh në Shqipëri mund të jetë shkëputur nga konteksti, për arsye se është e kuptueshem që Shqipëria të vendoset në një plan rajonal për SHBA-të, si pjesë e sigurisë në rajon dhe nuk mund të shikohet e shkëputur. Nga ana tjetër është po kaq e sigurtë se teksa perëndimi kosntaton këtë situatë dhe apelon për reforma dhe vijim bashkëpunimi, është e vështirë të mendohet se dikush, ndonjë emisar i tij, do të dërgohet posaçërisht që të marrë për dore palët në Shqipëri, t’u bëjë qejfin dhe t’i pajtojë edhe njëherë nga e para. Në çdo pikëpamje, edhe arritja e statusit në muajin qershor varet në masë të madhe nga vetë klasa politike në Shqipëri, përveç faktorëve europianë.
s.z
Add new comment