Kalendari i seancës plenare: Diskutohet çmimi i energjisë, kërkesa për komisionin hetimor. “Seancë dëgjimore” me deputetin Berisha, deklaron se ka dosje dhe akuzon për përdhunime dhe vjedhje pikturash

Postuar në 06 Shkurt, 2014 10:49

Seanca parlamentare e ditës së sotme është përshkruar nga situata të tensionuara dhe sharje mes deputetëve. Debati i parë ka qenë ai për energjinë, për të cilën, opozita, përmes deputeti të njohur Sali Berisha kërkoi që të mos aplikohen fatura aforfe. “Derrat e kënaqur për Sokratët e vuajtur nuk kanë pyetur dhe nuk pyesin kurrë. Ky është edhe morali i asaj që ju kthyet aforfenë”, është shprehur Berisha. Ministri i Energjisë, Damian Gjiknuri ka replikuar duke nënvizuar se “Seanca po degradon në shpifje. Asnjë fjalë e jona nuk përmendi rritjen e çmimit të energjisë. Ne treguam se kush është realiteti. Nuk po flasim për rritje të çmimit. Qeveria do të ndjekë të gjithë rrugët dhe nuk do të prekë faturën e qytetarit. Qytetari shqiptar ka çmim të rregulluar”. Duke lënë pas energjinë, është kaluar te kërkesa e opozitës për komisionin hetimor për largimet nga puna në polici. Ish-ministri i Drejtësisë, Fatmir Xhafaj ka komentuar këtë kërkesë duke e konsideruar atë të pamundur për t’u realizuar për shkak se bie ndesh me gjykatat. “Kërkesa e depozituar në Kuvend nga grupi i PD-së dhe faktet e sjella aktualisht ne te, janë objekt shqyrtimi në gjykatën administrative në Tiranë. Në këto kushte objekti i komisionit  hetimor krijon përplasje mes pushtetit legjislativ dhe atij gjyqësor. Përfundimi i çështjes nga parlamenti do të afektonte vendimmarrjen e gjykatës dhe të prokurorisë, pasi ndërhyhet në juridiksionin e këtyre institucioneve”, argumentoi Xhafaj. Por deputeti demokrat Oerd Bylykbashi e ka cilësuar kërkesën brenda kushtetutës, përderisa ajo referon një çështje të veçantë. Ky debat i fundit ka lidhje edhe me problemin e tritolit që ushtoi gjatë gjithë muajit janar. Për ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, opozita po përpiqet që të errësojë punën e policisë, si pasojë e marrjes prej kësaj të fundit të kontrollit. “Gënjen për politikë, por këtë herë gënjen nga frika, sepse frika të mban gjallë. Ka frikë se mos e harrojnë e nuk ja fishkëllen njeri, se mos e lë koha mbrapa dhe mos e marrim vesh ne e publiku që e kemi lënë”, ka deklaruar ministri Tahiri. Këto kanë qenë çështjet me interes institucional. Çështjet me interes publik, janë ato që mund të quhen tallavaja parlamentare, megjithë konsideratën për tallavanë. Nuk dihet se përse deputetit Sali Berisha i “ka shkrepur” të akuzojë kolegun e tij Taulant Balla me një akuzë jo të zakonshme. “Berisha-Ballës: Ke përdhunuar një të sëmurë me AIDS”, kështu shkruan gazeta “Shekulli” në faqen online, ndërkohë që më poshtë jep edhe një pjesë nga teksti i fjalës: “Pas replikave të shumta ndërmjet njëri-tjetrit Berisha ka akuzuar në mënyrë të drejtpërdrejtë deputetin e PS-së, Taulant Balla. Berisha e ka cilësuar Ballën si një person që përdhunoi një të sëmurë më AIDS. “Nuk ke gojë të flasësh ti jo, i kam aty dosjet”. Ish-kryeministri tha se kjo është skena e kryehorrit që përdor një njeri që është në ndjekje sepse ka përdhunuar një vajzë me AIDS”, tha Berisha”. Po ky i fundit, i është kthyer edhe zv. kryeministrit Niko Peleshi, të cilin ka kujtuar se është bërë i tillë vetëm “për veprat e Vangjush Mios që i vodhi”. (http://www.shekulli.com.al/web/p.php?id=39923&kat=87). Nëse kthejmë shiritin një seancë më parë, do të mund të kuptojmë se cilësimet për spiunë apo takime me ndonjë sportist serb, janë akuza fare të vobekta krahasuar me këto të sotmet të cilat janë hedhur në skenë nga një ish-kryeministër që deklaron se ka dosje për deputetët. Dosje të cilat i ngre lart si flamur të së vërtetave, që ai ia numëron një për një pushtetarëve të kapur, duke ia dhuruar kështu falas publikut shqiptar. Nuk dihet si do të reagojë prokuroria për këto thagma, për të cilat ish-kryeministri u vetëshpall dëshmitar.

s.z

Comments

Submitted by Zapbone (not verified) on

<p>Ne kete moment qe po lexoja shkrimin N24 po jipte lajmet dhe ae dini se cfar tha: Ate qe na boni ne Amerika tja bojm dhe ne Amerikes. Ta pergjojme. Jo mendohet, po eshte fakt qe pergjimi i Bundes Kancelarit Gjerman ka fillu me Schroder-in qe i tha nje Jo te madhe Bushit. Pra qe ne kohen e Schroderit dhe me vone te Merkel. Dhe shume politikane gjermane kane frike se Merkel eshte e marrur peng se nuk ka njeri qe nuk ka ne dollapin e vet nje sirtar me helm thone specialistet e analistet ( jo te kategorise te analisteve shqiptare te kuptohemi) Tani ne shqiperi flet Sala si Lala si i do palla dhe nuk flet ne hava! Dhe ka mendje te varfera qe kujtojne se ne do te rilindim dhe do te jemi deshmitare te ngjarjeve historike e gjygjeve te medhaja e arrestimeve te bujshme. Asgje hic asgje nuk do te ndodhi se politika ka deshtuar ne te berit politike te ndershme se per te deshtuar nuk ka deshtuar se politikanet jane specije njerzore po edhe i cike mo ndryshe se njerzit. Jane allasoj qe quhen BIRAKURVASH ne shqip dhe me shume se emocionale ato duken keshtu plot emocione e temperament po cdo gje e kane te kalkuluar dhe tikin rracionale dhe cdo gje e bejne me ndergjegjegje dhe kalkulim dhe ato qe jane te &ldquo;Paster&ldquo; i bejne pis dhe te gjithe jane te marre PENG. Dhe te gjithe jane bisht qeni. Dhe Sala pellet e bertet nen fishekzjarre emocionesh vetem per ti bere apel qe te mos bien viktime e emocioneve dhe se jane te gjithe njesoj. Nje soj e allasoj jo vetem si rrace per nga Nona e Baba komuniste e klysha komunistash po dhe nga instiktet e huqet e poshtersise, pabesise e kriminalitetit. Jemi te dynuar prej politkes te shohim cdo minute e cdo ore te dites shoun e mega mashtrimit politik. Zot beje enderr. Nuk e ben...</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.