Blloku i Julian Sinanajt

Për çfatë mund t’i hyjë në punë një vrasësi një bllok shënimesh? Julian Sinanaj edhe pse paraqitur në media si “vrasës profesionist”, “me shënjestër të pagabueshme”, etj etj, paska pasur një problem: “memorien”.Gjatë arrestimit të tij, policia ka sekuestruar një ditar personal të vrasësit me pagesë. Aty, 31-vjeçari kishte shënuar disa nga veprimtaritë kriminale që kishte kryer në kohë dhe vende të ndryshme. Hetuesit thonë se, Sinanaj kishte shënuar me datë seritë e vrasjeve. Në bllok është gjetur dita e saktë, ora dhe vendi i vrasjes së Sokol Veizit, i cili u vra në orët e para të mëngjesit të 26 gushtit 2013, në një lokal buzë detit. Të njëjtat shënime ka mbajtur edhe për vrasjen e biznesmenit Agron Çela, i cili u ekzekutua mbrëmjen e 20 gushtit 2013, raporton gazeta “Shqip”. Në një tjetër fletë të bllokut, 31-vjeçari kishte shënuar emrat e personave që u kishte vënë tritolin C4, të telekomanduar, përfshi këtu objektet dhe automjetet. S.S
Comments
pse ky eshte i vemti kriminel
<p>pse ky eshte i vemti kriminel qe ka bllok shenimesh? une mbaj mend qe kam pare edhe nje tjeter me bllok mister 7%</p>
Nuk jane njesoj se ai qe ke
<p>Nuk jane njesoj se ai qe ke pare ti e ngjyente gishtin kur kalonte faqen. E kemi edhe patriot te Mucit prandaj mos e shaj se ai na perfaqeson teresisht se kush jemi si popull, te korruptuar deri ne qelize. Nuk besoj te kete patur ndonjehere kryetar parlamenti me perfaqesues se ky aktuali, i pangopur, genjeshtar, hajdut, i korruptuar ne palce, imoral shkurt nje derr moral dhe fizik. Ironia qendron se sot eshte shnderruar ne simbol tolerance dhe moderacioni.</p>
Kane bllok, pasi keta lloj
<p>Kane bllok, pasi keta lloj njerezish po bejne sot historime (sigurisht qe te ndihmuar nga politika/mafia).</p>
Juliani deputet!
Juliani deputet!
Add new comment