Çajnë me dhunë Kakavijën në të dy krahët, arrestohen pas dy ditësh

Dy ditë më parë, ata bënë spektakël në pikën kufitare të Kakavijës: Thyen traun e doganës greke, pastaj asaj shqiptare dhe u arratisën. Policia e Gjirokastrës ka bërë të ditur sot se ka arrestuar tre personat që ndodheshin në makinë. Ata janë Xhelal Telo nga Saranda, Armand Alushaj dhe Saimir Kuçi nga Tirana. Gjatë arrestimit natën e mbrëmshme, policia ka sekuestruar edhe tre skafe, një gomone, tre automjete, dy motorrë skafesh, një valixhe ku brenda saj kishte një silenciator armë zjarri, një palë dylbi snajperi dhe një palë doreza. Gjithashtu është sekuestruar një numër i madh targash të huaja dhe një fenelinë policie. Në operacionin për arrestimin e tre personave, kanë marrë pjesë efektivë të Sektorit Kundër Narkotikëve të Policisë së Gjirokastrës, policia kufitare e Kakavijës, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë si dhe Policia e Sarandës. Makina fuoristradë, që është përdorur për të thyer doganat në datën 8 shkurt 2014 është gjetur në fshatin Bularat.
a.k
Add new comment