Biznesmeni i gazit Brokaj denoncon ish-in e tatimeve, Spahia. Dhe thotë se i kanë kërcënuar familjen

Ilirjan Brokaj, biznesmeni i gazit që ishte i ftuar të enjten e kaluar në “Top Story” të Sokol Ballës ku foli për monopolet e gazit dhe përzierjen e politikës, ka dhënë sot një intervistë për “Shekullin”. Brokaj flet për kërcënimet e rënda që i janë bërë atij, deri edhe tek jeta e fëmijëve, për të dalë nga ky biznes. Pastaj ndalet në dy momente: Ai denoncon ish zyrtarin e lartë të tatimeve Gazmend Spahia, se i ka bllokuar qëllimisht ngarkesat me gaz për të përfituar “kupola e gazit” e lidhur me qeverinë. Spahia ka qenë kreu i tatimeve në Vlorë e më pas i drejtorisë së përgjithshme në Tiranë. Brokaj gjithashtu thotë se një drejtues italian i kompanisë Petrolifera është edhe aksioner i shoqërie private të hidrokarbureve, duke qenë kështu në shkelje të ligjit kundër monopoleve, sepse favorizon veten në shkarkimin e gazit.
Lexoni më gjatë në linkun: http://www.shekulli.com.al/web/p.php?id=40184&kat=100
a.k
Add new comment