Instat-i rivlerëson shifrën e papunësisë; dhe PS e PD kanë interpretime të ndryshme mbi këtë fakt

Instat-i (Instituti i Statistikave) ka publikuar disa të dhëna mbi papunësinë, dhe ka dhënë një shifër më të lartë se sa ajo që njihej përpara 23 qershorit. Instat-i thotë se, për shkak të disa metodave të reja të matjes, papunësia nuk 13 %, por 21%. Menjëherë është bërë e gjallë PD-ja, dhe i është mbajtur pretendimit se papunësia është rritur prej qeverisë ‘Rama’. Por deputetja socialiste, Blerina Gjylameti, deklaroi sot nga selia e PS-së, se “nuk kanë humbur vende pune gjatë këtyre katër muajve të qeverise së re; përkundrazi...”. Ajo tha se kjo qeveri ka kthyer Institutin e Statistikave në shërbim të të vërtetave ekonomike e sociale, duke shtuar se “papunësia po nis të matet me kritere profesionale bashkëkohore dhe jo me metrin e Kryeministrit, që deri dje i shkruante shifrat e INSTAT-it në zyrën e tij për të mbështetur propagandën e një Shqipërie që gjoja ishte e dyta pas Gjermanisë në ekonomi”.
Re.Pu.
Add new comment