Obama me Beyonce-n? Rezultoi e gjitha një sendërgji. Ashtu si me dyshen Clinton-Harley

Postuar në 11 Shkurt, 2014 05:25

Me sa duket, scoop-i i paralajmëruar nga paparaci francez, Pascal Rostain, ishte një sendërgji e tij. “Të martën, në SHBA, do të publikohen provat që provojnë një lidhje jashtëmartesore të presidentit Obama me këngëtaren Beyonce; publikimi do të bëhet në Washington Post”, tha ai për një radio franceze, dhe me siguri i kish kredencialet të mira teksa thosh këtë, pasi sapo kish publikuar ai vetë një numër fotosh që kishin të bënin me jetën private të presidentit francez nën shoqërinë e një aktoreje. Gazeta Washington Post nuk kish ndonjë lajm të këtij lloji sot. Madje, kjo gazetë e kish përgënjeshtuar qartë, s’ka gjë se thatë e me përtesë, këtë lajm. “Ne nuk merremi me artikuj të tillë”, u tha prej gazetës.

Sot ka ardhur dhe përgënjeshtrimi nga këngëtarja Beyonce. Zëdhënësja e saj ka thënë se kjo është një zhurmë “absurde”.

Pak ditë më parë, bota e gossip-it u përmbyt nga lajmi se ish Presidenti Clinton kish një marrëdhnëie me Liz Hurley-n, por kjo e fundit u ngut të theksonte në profilin e saj në twitter (ka 450 mijë ndjekës aty), se “kjo që thuhet lidhur me mua e Bill Clintonin është një histori qesharake e budallaqe. Tërësisht e pavërtetë. Me këtë po merren avokatët e mij”.

 

Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.