Qosja në një replikë të re për kohërat e Jugosllavisë

Postuar në 11 Shkurt, 2014 14:29

Rexhep Qosja është përfshirë sërish në një debat publik në Kosovë. Arsye këtë herë është bërë një deklaratë e kreut të Akademisë së Shkencave të Kosovës, sipas të cilit Rexhep Qosja ka ndikuar që dikur në kohën e Jugosllavisë, të zgjidhet anëtar nderi Sinan Hasani, një drejtues politik i federatës së asaj kohe. Madje, sipas kësaj deklarate, Qosja ka ndikuar që një titull nderi t’i jepet edhe Titos në vitin 1979. Replika e akademikut është e hidhur dhe merret kryesisht sa me faktet që flasin sipas tij kundër kësaj “akuze”, aq edhe kundër kreut të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës. Ja disa nga pyetjet që Qose i drejton atij: “Çka e këshilloje vëllanë tënd - gjykatës, i cili merrej me trajtimin gjyqësor të organizuesve dhe pjesëmarrësve në demonstratat e vitit 1981? E këshilloje t’i dënonte sadopak më lehtë a sado shumë më rëndë ata djem? Cili prej treshit tuaj, pas demonstratave në mars e prill 1981 ishte bërë sekretar i organizatës themelore të Lidhjes së Komunistëve të Degës në të cilën punonte në Fakultetin Filozofik dhe kishte paraqitur referatin në mbledhjen e kësaj organizate në të cilin demonstratat e rinisë sonë studentore dhe shkollore i kishte dënuar si nacionaliste, irredentiste dhe kontarevolucionare, të drejtuara kundër bashkim-vëllazërimit dhe integritetit territorial të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë? Cili anëtar i Akademisë, i pranuar në të në sajë të kritereve neostaliniste, Ibrahim Rugova apo kryetari i ardhshëm i LDK-së e kishte bërë prezantimin letrar e politik, krahinor dhe federativ, të Sinan Hasanit në Takimet e Shkrimtarëve në Mal të Zi? Cili anëtar i Akademisë, ti apo ndonjë shok i yti në Akademi, e kishte shkruar artikullin revolucionar për Sinan Hasanin mbasi iu kishte dhënë atij Çmimi më i lartë në Jugosllavi -Çmimi i Avnojit?”. Nuk mund të mos bjerë në sy edhe fakti që Qose përfshin Ibrahim Rugovën në këtë ndërhyrje, përderisa edhe arsyetimin e deklaratës së Akademisë e bën mbi këtë bazë: “Pse e quan të nevojshme t’i bëjë publike këto gënjeshtra ASHAK-u? Natyrisht për të arsyetuar heshtjen për korrupsionin politik e financiar në të paligjshmëritë në të, privatizimin partiak LDK-ist të saj, ndotësitë partiake në zgjedhjet e anëtarëve të rinj e disa turpëri profesionale që po heshten në të”.

Më shumë në: http://www.epokaere.com/index.aspx?SID=13&PMID=5&LID=2&ACatID=4&AID=34729&Ctype=1

s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.