Shtypi më i lirë se një vit më parë?

Reporterët pa Kufij kanë publikuar një raport për lirinë e shtypit. Dhe Shqipëria sipas këtij raporti ka një rritje në krahasim me vitin e kaluar. Këtë vit, vendi ynë renditet i 85-i, ndërkohë që një vit më parë ishte në vendin e 102-të. Ndërkohë Kosova rezulton më mirë në renditje, pasi ajo është listuar në vendin e 80-të nga i 85-ti që ishte një vit më parë. Në planin rajonal më keq është Mali i Zi në vendin e 114-të, ndërsa më mirë është Sllovenia në vendin e 34-t. Liria e shtypit është një nga treguesit më përfaqësues për demokracinë e një vendi, pasi bën pjesë në liritë themelore. Shqipëria është kritikuar shpesh për këtë indeks, ndonëse paradoksalisht mund të jetë vendi që për nga sasia ka zhvillimin më të madh në rajon. Dhe kjo edhe në botën e televizionit, përveçse në atë të shtypit.
s.z
Comments
Shtypi mbase eshte me pak i
<p>Shtypi mbase eshte me pak i frikesuar, por po ndodh nje gje tjeter LEPIRJE e pa pare. Gazeta Shqiptarja.com e ka cuar stadin e lepirjes aq sa gazeta55 do e kishte zili<br />Shtypi pasqyron jeten e perditshme percjell edhe kulture, ktitikat ndaj qeverive tregojne sa i lire eshte shtypi dhe nese ka. Jo cdo gje po shkon vaj pasi kto te shqiptarja.com jo vetem jane kunder cdo kritike apo komenti ndaj qeverise, por po e bejne a thua se eshte VIT ELEKTORAL! Zoti qofte me Shqiperine ...</p>
Add new comment