PDIU një hap më afër shumicës?

Shumica parlamentare duket se ka gjetur një urë komunikimi me një pjesë të opozitës. Sot mediat raportuan një takim mes kryeministrit Edi Rama, kreut të Kuvendit Ilir Meta dhe kryetarit të Partisë për Drejtësi Unitet dhe Integrim, Shpëtim Idrizi. Në përgjithësi është folur për një përpjekje që synon të funksionalizojë reformën territoriale, meqenëse Partia Demokratike ka shpallur bojkotin. Por duhet thënë se ky takim ka gjithsesi disa tregues. Kështu para pak kohës Edi Rama zhvilloi nj takim edhe me kryetarin e Frymës së Re Demokratike, Bamir Topi. Ndërkohë që në fillimet e qeverisjes aktuale pati disa zëra për një afrim të PDIU-së në qeverisjes edhe si një mjet më shumë në duart e PS-së kundrejt presionit të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Madje nuk mungojnë edhe sot mendimet që shohin te lëvizjet e PDIU-së një element shqetësues për LSI-në. Gjithsesi takimi duket se i jep fund këtyre diskutimeve, ndonëse nuk është e qartë se cili është produkti i tij. Sikundër nuk është e qartë se nëse PDIU-ja, kreu i së cilës deklaroi pas takimit me ambasadorin amerikan se “jemi pjesë e opozitës”, do të jetë apo jo pjesë e protestës së 20 shkurtit.
s.z
Add new comment