Me Lindjen apo me Perëndimin? Një dilemë që ende gjallon mes ballkanasve

Një opinion në një gazetë konservatore si “Kathimerini”, nga Alexis Papchleas nxjerr në pah një problem serioz siç është orientimit gjeopolitik i Greqisë. Sipas këtij autori, fati i Greqisë varet kryekëput nga Perëndimi, marrëdhëniet ekonomike dhe lidhjet kulturore. Megjithatë Papachleas sjell në vëmendje mendimet sipas të cilave Greqia mund të luajë dikur kartën ruse, ose Rusia kartën greke, në rast se acarimi në Ukrainë mes Moskës dhe boshtit BE-SHBA thellohet. Gjithsesi ideja qendrore e opinionit, apo më mirë konkluzioni është se opsioni për të ndryshuar boshtin e orientimit gjeopolitik të Greqisë mund të ndodhë vetëm nëse vetë BE-ja e nxjerr atë nga Eurozona. Këtu vijnë në vëmendje temat delikate të përparimit të krahut ultranacionalist në BE, tashmë që edhe zgjedhjet po afrojnë. Ultranacionalistë që janë edhe anti-evropianë. Gjithçka mbetet për t’u parë, por ky shqetësim që vjen nga Greqia gjen shprehinë e vet kudo nga pak nëpër Ballkan. Ta zëmë edhe në Serbi, Bullgari, apo edhe Maqedoni. Ai tematizon një çështje të vjetër në rajon, duke ricikluar për botën shqiptare temën e trajtuar në plan politik tanimë të fesë dhe implikimeve të saj të mundshme. Në fund të fundit, integrimi si proces edhe i instalimit të të drejtave, është një emërues i përbashkët për të gjitha aspektet identitare të një shoqërie. Humbja e perspektivës së tij, apo edhe një “Jo” e vazhdueshme nga Brukseli, mund të shtrojnë probleme serioze për axhendën afatgjatë të Shqipërisë. Ndaj edhe ndoshta është koha që shumë çështje që anashkalohen, apo shihen si dukuri të shkëputura dhe në mënyrë dogmatike, të rimerren si tema të vërteta diskutimi, në mënyrë që të njihen mirë, por edhe t’u jepet një përgjigje.
Më shumë në: http://ekathimerini.com/4dcgi/_w_articles_wsite3_1_10/02/201...
s.z
Comments
Pa diskutim sytë drejtë
<p>Pa diskutim sytë drejtë Europës</p>
Add new comment