Shtyhet vizita e Ramës për në Serbi?

Vizita e kryeministrit Edi Rama për në Serbi ka gjasë të mos zhvillohet brenda muajit shkurt. Kështu njofton të paktën gazeta “Zëri” në Kosovë, e cila citon burime nga stafi i kryeministrit shqiptar. Si arsye për këtë shtyrje , gjithsesi ende të pakonfirmuar, sillet mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme në Serbi. Sipas “Zëri” në Luginën e Preshevës vizita e Ramës po pritet me padurim nisur edhe nga shpresa, sçi shprehet gazeta kosovare, se vajtja e tij në Beograd, do të ndikojë për përmirësimin e të drejtave të shqiptarëve aty.
http://zeri.info/artikulli/26823/shtyhet-vizita-e-rames-ne-beograd
s.z
Add new comment