Itali, kryeministri Enrico Letta deklaron dorëheqjen. Akti formal, nesër në Presidencë

Postuar në 13 Shkurt, 2014 12:04

Kryeministri italian, Enrico Letta, pritet të paraqesë nesër në Presidencë dorëheqjen nga posti i vet. Kjo ka ardhur si pasojë e vendimit të marrë nga partia e tij për t’ui besuar drejtimin e qeverisë një tjetër drejtuesi. Zërat flasin për një ambicie të kryetarit të PD-së, Matteo Renzi, por kjo mbetet ende për t’u parë. Marrëdhëniet mes tyre janë acaruar së fundmi dhe deklarata e Renzi-t se “vendi nuk mund të ecë në pasiguri”, dëshmon për mungesë besimi te kryeministri aktual i Italisë. Letta është vlerësuar për administrimin e mirë dhe shpenzime të kufizuara publike, por është akuzuar për mungesë iniciative. Çka edhe duket se e ka ndëshkuar.

Më shumë në: http://ansa.it/web/notizie/rubriche/politica/2014/02/12/Letta-Renzi-nulla-fatto-Posizioni-restano-distanti_10060410.html

s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.