Obama në pikën më të ulët në sondazhin Gallup

Kompania e sondazheve Gallup anketon çdo ditë 1500 amerikanë, duke i pyetur për opinionin që kanë për Presidentin dhe politikanët e tjerë kryesorë. Dhe çdo ditë, kompania publikon rezultatet mesatare të tri ditëve të fundit, që e kanë maksimumin e marzhit të gabimit plus/minus 3% (http://www.gallup.com/poll/113980/Gallup-Daily-Obama-Job-Approval.aspx ).
Në ditën e tretë pas inagurimit të presidencës Obama, kuota positive për të ishte 69% dhe kuota negative vetëm 13%. Ndërsa dje kuotat e Obamës vendosën një minimum historik – kuouta positive ishte 39% dhe kuota negative 51%.
Rënia e popullaritetit të Obamës është bërë një problem politik për partinë e tij, e cila rrezikon të humbasë në zgjedhjet e këtij viti epërsinë që ka aktualisht në Senat (në Dhomën e Përfaqësuesve është tashmë në pakicë). Senatorët Demokratë që rrezikojnë të humbasin karriget e tyre në zgjedhjet e nëntorit, po i shmangen fushatimit me Obamën – të gjithë preferojnë ish-Presidentin Klinton.
E.Zaloshnja
Add new comment