Pas ceremonisë së 100 vjetorit të Autonomisë së Epirit të Veriut, reagojnë “Djemtë gjirokastritë”

Postuar në 17 Shkurt, 2014 08:52

Festimi në Athinë 100 vjetori i Deklaratës së Autonomisë së Epirit të Veriut, shpallur më 17 shkurt 1914, mori sot një reagim nga këtej kufirit. Edhe pse media greke vuri në pah organizimin disi të rrëmujshëm dhe  ca reagime kundër pranisë së deputetëve të Agimit të Artë, në ceremoninë e djeshme u përfaqësuan edhe partitë parlamentare në pushtet, si Demokracia e Re dhe PASOK. Deputetja e Demokracisë së Re, Sofia Vultepsi vendosi një kurorë në emër të Parlamentit grek, ndërsa deputeti himariot Pirro Dhima vendosi një kurorë në emër të PASOK. Në emër të organizatës Omonia vuri një kurorë Panajot Leka. 

Por 100-vjetori i kësaj ngjarjeje u prit me protestë në Gjirokastër. Sot, forumi i quajtur “Djemtë e rinj gjirokastritë” kanë ndërruar tabelën ku përshkruhej masakra e Hormovës me 217 viktima, dhe kanë vendosur një tabelë të re ku shkruhet se, “masakra u bë nga grekët dhe bandat e tyre shoviniste”.

a.k

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>ju lumte djema! shqiptaria ka nevoje per ju.&nbsp;&nbsp;&nbsp; mos degjoni perrallat me evrope te inferioreve qe fshihen mbas kozmopolitizmit.&nbsp;&nbsp; reagoni edhe per ndarjen e re territoriale qe kerkojne ta bejne sipas skenarit grek duke perjashtuar lazaratin nga komuna e dropullit si dhe bashkite sipas kombesise dhe jo numrit te popullsise</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.