Punësimi, në vitin 2013 oferta pati rritje

Agjencia Telegrafike Shqiptare ka publikuar sot një shkrim për punësimin, në të cilin pasqyrohen disa shifra të referuara nga “burime zyrtare të Zyrës Kombëtare të Punësimit”. Kështu në fund të vitit 2013 janë regjistruar 144 427 punëkërkues ose 2600 më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Sipas analizës që ka bërë Shërbimi Kombëtar i Punësimit ka një tendencë në rritje për grup profesionet elementare si arsimi 9-vjeçar me moshë dominuese 40 vjeç. Por shifra më me interes është ajo që lidhet me ofertën për punë. Thotë ATSH-ja: “Për vitin 2013, kemi rreth 16 175 oferta për punë të shpallura, ose rreth 150 oferta më shumë se një vit më parë, prej të cilave 42.4 % e tyre janë oferta të reja pune, ndërsa pjesa tjetër zëvendësime në bizneset ekzistuese”. Çka do të thotë se viti 2013, i quajtur edhe si vit krize, në të vërtetë ka dëshmuar rritje, përsa kohë që 42.4 % e ofertave janë “vende të reja pune”. Ndonëse kuota është minimale. Nuk jepet një shifër se në cilët muaj është përqendrimi i kërkesave dhe ofertave, para ose pas rotacionit, por fakt është se rritja e ofertës për punë hyn te bilancet pozitive të qeverisë që iku. Të paktën sipas të dhënave që përcjell ATSH-ja.
Më shumë në: http://www.ata.gov.al/sherbimi-kombetar-i-punesimit-rritet-oferta-per-pune-krahasuar-me-nje-vit-me-pare-56273.html
s.z
Add new comment